Tensione në protestën e partive opozitare në Tiranë

Partitë opozitare të Shqipërisë kanë mbajtur një protestë antiqeveritare para selisë së sallës së seancave plenare Kuvendit të Shqipërisë, në kohën që po zhvillohej seanca parlamentare, ndërsa në disa momente ka patur edhe tensione dhe përplasje, raporton Anadolu Agency (AA).

Protesta është organizuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë (PD) dhe Partia Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI), ndërsa kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e partive të tjera opozitare, të Partisë Drejtësi Integrim Unitet (PDIU) dhe Partisë Republikane (PR).

Protesta është përfshirë nga tensionet pasi protestuesit kanë hedhur tymuese dhe kapsolla ndaj forcave të policisë që ishin vendosur para selisë së Kuvendit të Shqipërisë për të shmangur incidentet, si dhe kanë tentuar të çajnë koordinon policor.

Gjatë tensioneve është shkaktuar edhe zjarr nga protestuesit nga djegia e sendeve të ndryshme, ndërsa policia gjatë protestës për të qetësuar situatën ka përdorur gaz lotsjellës.

Ndërkohë, protestuesit kanë tentuar që të përplasen edhe me deputetët e Partisë Socialiste të Shqipërisë (PS) në kohën që po hynin në sallën e seancave parlamentare.

Protesta, sipas organizatorëve mbahet për të kërkuar “përmirësimin e kushteve ekonomike të qytetarëve dhe garantimin e proceseve zgjedhore të lira”, ndërsa drejtuesit e opozitës vazhdojnë të kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Partitë opozitare kanë organizuar gjatë shkurtit disa protesta në Tiranë që u përfshinë edhe nga tensionet, ndërsa insistojnë në krijimin e një qeverie tranzitore që do të organizojë zgjedhjet e parakohshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button