Kërkesat e ASH-së për Çarshinë, Qyteti i Shkupit: Ne i kryejmë obligimet tona, tjerat janë të komunave

Shumica e komenteve që u përmendën në konferencën e ASH-së, i përkasin përgjegjësive të Komunës së Çairit, Komunës Qendër si dhe Ministrisë së Ekonomisë.
Kështu deklarohen nga Qyteti i Shkupit në lidhje me kërkesat e Aleancës për Shqiptarët për zgjidhjen e problemeve me Çarshinë e Shkupit, njofton Portalb.mk.

Sipas tyre, Qyteti i Shkupit obligimet e saja i kryen në vazhdimësi dhe thonë se përkujdesen për higjienën dhe organizojnë ngjarje kulturore.

“Çarshia e Vjetër e Shkupit dhe përgjegjësitë që i përkasin asaj janë të shpërndara në mes të disa institucioneve. Sa i përket përgjegjësive të Qytetit të Shkupit mund t’ju informojmë se në aspekt të higjienës së Çarshisë, NP “Higjiena Komunale” rregullisht e bën pastrimin e saj në nivel të lartë. Para disa viteve në hapësirat e Çarshisë së Vjetër, Qyteti i Shkupit ka instaluar edhe sistem të ri të ndriçimit, ndërsa përgjegjësinë për mirëmbajtjen e tyre e kanë komunat përkatëse. Në aspekt të turizmit dhe kulturës, Qyteti i Shkupit rregullisht e mirëmban sinjalizimin turistik të Çarshisë, dhe njëherit çdo vit në Çarshi organizojmë edhe ngjarje kulturore dhe zbavitëse, ngjarje këto që financohen nga vetë buxheti i Qytetit të Shkupit”, thonë për Portalb.mk nga Qyteti i Shkupit.

Ndryshe, Aleanca për Shqiptarët ka bërë një listë me 10 pika pë zgjidhjen e problemeve në Çarshinë e Shkupit, me të cilat u drejtohen organeve kompetente siç janë Qeveriakomunat ku graviton Çarshiashoqatave të zejtarëve si dhe shoqatave tjera si esnafi etj.

  1. Ngritja e sigurisë në çarshi dhe rreth saj. Këtu nënkuptojmë çarshi pa armë, mbrojtje të punësuarve në çarshi dhe qytetarëve nga vjedhjet si dhe nga dukuritë devijuese.
  2. Ndërprerja e ndërtimeve dhe mbindërtimeve pa kurrfarë plani apo koordinimi me organet kompetente për ruajtjen e këtij margaritari të qytetit tonë.
  3. Sigurimi i vendeve të reja për parking si dhe mbrojtje më të mirë të veturave nga Ministria e Punëve të Brendshme nga vjedhjet. Me theks te veçantë mbrojtja e veturave që vijnë nga Kosova të cilët kohëve të fundit janë cak i vjedhjeve të shumta
  4. Përfundimi sa më i shpejtë i punimeve rreth çarshisë, sidomos punimet rreth sheshit Skënderbeu dhe Urës se Gurit, punë të cilat vazhdojnë mbi 20 vite dhe nuk kanë të përfunduar. Kjo punë dëshirojmë të mos jetë me tendencë, por le shumë vend për tu dyshuar.
  5. Të zhvendosen kazinotë dhe lojërat e fatit nga çarshia.
  6. Rregullimi i orarit të punës në çarshi.
  7. Rregullimi i ndriçimit në çarshi.
  8. Zhbllokimi i rrugëve nga tarraca apo pengesat tjera të cilat pengojnë lëvizjen e qytetarëve.
  9. Stimulimi i biznesit të vogël dhe ndihmesë nga qeveria me projekte konkrete për revitalizimin e çarshisë.
  10. Ndalesa e rreptë për qarkullim të të gjitha llojeve të automjeteve pa leje të posaçme.

LEXO: ASH: Çarshia e Sarajevës më e mirë se e Shkupit edhe pse atje ranë 480,000 granata këtu vetëm 1 – BDI-ja
LEXO: Kërkesat e ASH-së për Çarshinë, Komuna e Çairit: Të pabaza dhe dezinformuese

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button