LSDM-ja mban mbledhje, Zaev: nuk kërkojmë përgjegjësi nga Xhaferi si kryetar parlamenti por pse dështoi votimi

Partia qeverisëse Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), është mbledhur sonte në seli dhe bisedon për zhvillimet e fundit politike në Maqedoni të Veriut, transmeton Portalb.mk.

Para fillimit të mbledhjes, lideri i kësaj partie Zoran Zaev tha se fillimisht do të shqyrtojnë raportet për kandidatin e përbashkët për president të Maqedonisë së Veriut.

“Do të shqyrtojmë raportet nga terreni për kandidatin për president. Njëkohësisht do të konsultohen edhe sekretarët organizativ të partive të tjera për qëndrimet e tyre mbi emrat konkret.” tha Zaev.

Lideri i LSDM-së e konfirmoi takimin e nesërm me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti në të cilin gjithashtu do të bisedohet për kandidatin e mundshëm të përbashkët mes këtyre dy partive. Ai tha se pret të arrihet marrëveshje mes dy partive ndërsa takimi do të mbahet pas seancës së pyetjeve të deputetëve.

Sa i përket seancës e cila ishte tensionuese dhe nuk u votua për heqjen e imunitetit të ish kryetarit të Parlamentit, Trajko Veljanovski, Zaev tha se nuk mund të kërkojë përgjegjësi nga Talat Xhaferi sepse ai është kryetar Kuvendi por kërkon përgjigje për dështimin e votimit.

“Të gjithë e panë se çfarë ndodhi por se do të dëshironte të dëgjojë edhe qëndrimet e anëtarëve të tjerë të partisë dhe të partive të tjera. Dua të dëgjoj edhe qëndrimet e anëtarëve të tjerë të partisë dhe të partive të tjera. Nuk mund të kërkojmë përgjegjësi nga Xhaferi sepse ai është kryetar Kuvendi, por kërkoj përgjigje për dështimin e votimit në këtë seancë” tha Zaev.

Pritet që koodrinimi i LSDM-së të zgjatë deri në orët e vona të natës.

Takimin e sontëm e kanë paralajmëruar zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov dhe nënkryetari, Muhamed Zekiri.

“Pres që sot udhëheqësia të koordinohet për të gjitha aspektet, të gjitha ngjarjet politike. Nuk do të thotë se do të kemi ndonjë vendim”, tha Kostadinov.

LEXO: “Imuniteti i Veljanoskit”: Zekiri thotë se qeveria mundet edhe pa BDI-në, Xhaferi s’është pishman

Siç deklaroi nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri, nga LSDM-ja pritet të shqyrtohet edhe mundësia e udhëheqjes së qeverisë pa partinë shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI).

“Uroj që nesër ose ditëve në vijim do të mbahet mbledhja e partisë, në të cilën do të duhej të bisedohej për këtë temë. Numrat e bëjnë qeverinë. Sigurisht, derisa i kemi numrat për formimin e Qeverisë pa BDI-në, dhe kjo është opsion, pse jo”, tha Zekiri.

Mollë sherri i partive të koalicionit u bë hedhja në votim e heqjes së imunitetit të deputetit të VMRO-DPMNE-së, Trajko Veljanoskit pas mesnatës, kur edhe kaloi afati sipas Rregullores së Kuvendit. Për këtë nuk është bërë pishman kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button