Japonia premtoi 32.5 milionë dollarë për refugjatët Rohingya në Bangladesh

Ambasada e Japonisë në Dhaka të Bangladeshit ka bërë të ditur se qeveria japoneze do të ofrojë ndihmë në vlerë prej 32.5 milionë dollarë për refugjatët Rohingya në Bangladesh, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç tha ambasada japoneze, ndihma do të përdoret për të mbështetur refugjatët Rohingya, që janë të strehuar në Cox’s Bazar të Bangladeshit dhe për komunitetet pritëse atje.

Sipas ambasadës, ky vendim u mor më 7 shkurt.

Që nga fluksi masiv i refugjatëve në Bangladesh në gusht të vitit 2017, qeveria japoneze, përveç premtimit të fundit prej 32.5 milionë dollarëve, ka ndarë rreth 50.2 milionë dollarë për disa organizata ndërkombëtare.

Japonia do të vazhdoj ndihmën humanitare për refugjatët Rohingya dhe komunitetet pritëse në Cox’s Bazar përmes menaxhimit të kampeve të refugjatëve, duke ofruar ushqim, strehim, shërbime mjekësore dhe trajnime.

Ndihma do të jepet nëpërmjet agjencive ndërkombëtare, si UNHCR, Organizata Ndërkombëtare për Migracion (IOM), Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA), Fondi Ndërkombëtar i Emergjencave të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara (FAO), Enti i Kombeve të Bashkuara për Barazinë Gjinore dhe Fuqizimin e Grave (UNWomen), Programi Botëror i Ushqimit (WHP), Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO), Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC), Partneriteti Global për Arsimin (GPE), Mjekët pa kufij (MSF).

– Persekutimi i popullit Rohingya

Populli Rohingya, i përshkruar nga Kombet e Bashkuara (OKB) si njerëzit më të persekutuar në botë, është përballur me frikën e rritur të sulmeve, pasi dhjetëra u vranë në dhunën e vitit 2012.

Sipas një raporti të Agjencisë Ndërkombëtare të Zhvillimit Ontarios (OIDA), që nga 25 gushti i vitit 2017, rreth 24 mijë muslimanë Rohingya janë vrarë nga forcat shtetërore të Mianmarit.

Më shumë se 34 mijë Rohingya u hodhën në zjarr, ndërsa mbi 114 mijë të tjerë u rrahën, tha raporti i OIDA-s, i titulluar “Migrimi i detyruar i popullit Rohingya: Përvoja e patreguar”.

Raporti tha se rreth 18 mijë gra dhe vajza Rohingya u përdhunuan nga ushtria dhe policia e Mianmarit si dhe mbi 115 mijë shtëpi Rohingya u dogjën dhe 113 mijë të tjera u vandalizuan.

Sipas Amnesty International, më shumë se 750 mijë refugjatë Rohingya, kryesisht fëmijë dhe gra, u larguan nga Mianmari dhe kaluan në Bangladesh, pasi forcat e Mianmarit nisën një goditje ndaj komunitetit pakicë musliman në gusht të vitit 2017.

OKB ka dokumentuar përdhunime në masë, vrasje, përfshirë foshnja dhe fëmijë të vegjël, rrahje brutale dhe zhdukje të tjera të kryera nga forcat shtetërore në Mianmar. Në një raport, hetuesit e OKB-së thanë se shkeljet e tilla mund të kenë përbërë krim kundër njerëzimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button