Breivik dënohet me 21 vjet burgim

Gjykata e Norvegjisë të premten e shpalli Anders Breivikun të shëndoshë mentalisht për vrasjen e 77 personave me armë dhe me bombë vitin e kaluar, duke e dërguar atë në burg për 21 vjet, pasi refuzoi kërkesën e prokurorisë për ta shpallur të akuzuarin të sëmurë mendor.

Anders Breivik akuzohet për terrorizëm dhe vrasje masive. Ai e ka pranuar se e ka orkestruar shpërthimin e bombës në Oslo, nga e cila u vranë 8 vetë, dhe pastaj të shtënat e tij, që në shënjestër kishin pjesëmarrësit e një kampi veror në një ishull, që organizohej nga Partia Laburiste në qeveri. Në këtë sulm në ujdhesë, ai i vrau 69 vetë, kryesisht të rinj, që kishin lidhje me Partinë Laburiste.

Në të kaluarën ai ka thënë se sulmet ishin protestë kundër politikave imigruese liberale të Norvegjisë dhe ishte e domosdoshme që të parandalohet që Norvegjia të mos mbizotërohet nga myslimanët. A nuk ka shprehur pendim për vrasjet dhe pritet se do ta shfrytëzojë procesin si platformë për paraqitjen e pikëpamjeve të tij anti-myslimane. Në deklaratën e tij, Breivik e ka përshkruar veprimin e tij si “sulmin politik më të sofistikuar dhe më spektakular në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore”, dhe theksoi se kështu do të vepronte përsëri. Gjykata në Oslo e ka shkarkuar njërin nga tre anëtarët e porotës, për shkak të komenteve të tij në Facebook, se Breiviku e meritonte dënimin me vdekje.

Gjyqtari-porot, Thomas Indreboe, në komentet e tij në ditën pasi ishte bërë masakra, kishte shkruar se “dënimi me vdekje është e vetmja finale korrekte në këtë rast”. Në sistemin juridik në Norvegji nuk ekziston dënimi me vdekje./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button