Së pari vërtetohet, e më pas publikohet lajmi

Burimi:KriThink

Verifikimi i fakteve është domosdoshmëri në gazetari. Nevoja për verifikim të fakteve më shumë rritet në momente kur raportohet për fatkeqësi të ndryshme, e ku përgjegjësia publike është edhe më e madhe.

Lajmi i plotë

Link deri te artikulli origjinal: “Zyrtarisht 14 viktima, njëri ndër ta me dy mbiemra

Data dhe koha e publikimit: 14.02.2019

Data e recensionit: 26.02.2019

Recensues: Xhenis Sulimani

 

Tregu mediatik, hapësira e veprimit, konkurrenca, … bën që mediat ndonjëherë të nguten, dhe para verifikimit të fakteve, vendosin për të qenë të parët në plasimin e lajmit. Kjo qasje ka bërë që të ndodhin shumë gabime tragjike të dala nga raportimi për tragjedinë në magjistralen Shkup- Tetovë.

Shembull kemi tekstin që po e recensojmë. Në moment kur ishin regjistruar 14 viktima nga fatkeqësia në komunikacion, për disa orë u dha lajmi se është shënuar viktima e 15-të. Ndërkaq, pas një kohe të informohet që një person ka poseduar dy mbiemra, konkretisht njëri nga viktimat, deri para një muaji ka pasur mbiemër tjetër.

“Sipas kontakteve të fundit me autoritetet policore numri zyrtar i viktimave mbetet 14, ndërsa nuk ka ende konfirmim nga mjekësia ligjore që të ketë vitkim të 15-të por gabimi në opinion është bërë për shkak se njëri prej viktimave ka poseduar dy mbiemra. Bëhet fjalë për viktimën Besim Kamberi i cili deri para një muaji ka pasur tjetër mbiemër.” shkruhet ne lajm.

Nga shembulli duhet të mësojmë se verifikimi i fakteve duhet t’i prijë gjithmonë të qenurit i pari në opinion me ndonjë lajm të caktuar. Media ia ka borxh informacionin e saktë dhe të plotë publikut. Në raste tragjedie kur i tërë opinioni është sy e vesh ka mediat, sidomos familjarët që presin ndonjë lajm dhe janë nën ethe, të patolerueshme janë gabimet për numrin e të vdekurve.

“Në rast aksidentesh dhe fatkeqësish, gazetari duhet të respektojë vuajtjet e viktimave dhe ndjenjat e familjeve të tyre.”

Në tekst, gazetari megjithatë, ka theksuar etikën gazetareske duke vë në dukje gabimin që është bërë gjatë raportimit. Ky duhet të jetë leksion klasik për nevojën e verifikimit të informacioneve, veçanërisht në raste fatkeqësish.

Gazetaria duhet të jetë në shërbim të fakteve. Informacioni duhet të verifikohet më shumë se dy herë. Në raste tragjedish e fatkeqësish, nuk është me rëndësi të jesh i pari në informacion, por më i sakti dhe më përgjegjësi. Keqpërdorimi i ndjenjave të anëtarëve të viktimave, të përfshirë në aksident është e patolerueshme.

*Projekti KriThink – “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink.  Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button