Maqedonia e Veriut prej dje ka edhe një këshilltar ekonomik nga Gjermania, i dërguar nga Angela Merkel

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut prej dje ka këshilltar special për avancim të politikave ekonomike, dr. Vallter Defa, i cili është dërguar nga qeveria e Republikës së Gjermanisë. Kryeministri Zoran Zaev u takua me të dhe me ambasadorin e Gjermanisë në Maqedoni, Tomas Gerberih, transmeton Portalb.mk.

Vallter Defa është përfaqësues shumëvjeçar i Gjermanisë në Komisionin Evropian, ku ka kryer më shumë detyra mes të cilave edhe drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme për Politikë Rajonale, si dhe ka udhëhequr edhe me Drejtorinë e Përgjithshme për Tatime dhe Dogana të Komisionit Evropian.

“Vallter Defa, i cili si profesionalist me përvojë pritet t’i japë ndihmë Qeverisë në zbatimin e politikave ekonomike, i përcolli përshëndetjet nga kancelarja Angela Merkel, në iniciativën e së cilës po realizohet angazhimi i tij në vendin tonë. Ai shprehu kënaqësi që në periudhën e ardhshme, së bashku me kryeministrin Zaev dhe me ekipin e ministrave ekonomik do të mund të bashkëpunojë për avancimin e implementimit të politikave ekonomike”, thonë nga Qeveria.

Në takimin e parë Zaev dhe Defa kanë biseduar për prioritetet e rritjes ekonomike në vend në lidhje me përforcimin e lidhjeve ekonomike me BE-në dhe me vendet anëtare. Nga Qeveria thonë se Zaev në takim me Defan ka theksuar se mes prioriteteve  janë  të pranishme edhe kompanitë gjermane në vend.

“Në takim janë përmendur realizimi i projekteve infrastrukturore për lidhje më të mirë me fqinjët, rritjen e bashkëpunimit ekonomik rajonal, projektet energjetike dhe zbatimi i përvojave për fondet evropiane për rritje më të shpejtë ekonomike dhe përmirësimi i standardit jetësor dhe kualiteti i jetës së qytetarëve”, thonë nga Qeveria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button