Instagram zyrtarisht pjesë e Facebook-ut

Aplikacioni më i famshëm tashmë për fotografi Instagram, është bërë zyrtarisht pronë e Facebook-ut. Komisioni Federal i Tregut në SHBA ka shpallur dje përfundimin e investigimeve për marrëveshjen mes dy palëve dhe ka dhënë bekimin e tij mbi blerjen.

Blerja fillimisht ishte vlerësuar 1 miliard dollar por për shkak të rënies së vlerës të stoqeve të Facebook-ut është zbritur në vlerë të re, rreth 735 milion dollarë. 

Votimet për mbylljen e investigimeve për blerje ne FTC ishin unanime. Investigimet nuk kishin për qëllim e gjetjes së fakteve të dyshimta. Qëllimi kryesor ishte mbikqyrja e procedurës së përgjithshme. Sipas ueb sajtit Inside Facebook, FTC rregullishit ndërhyn në blerjet me vlerë më të madhe se 66 milion dollarë. 

Pas zgjidhjes së pengesave në Britani të Madhe, Facebook dhe Instagram po prisnin me padurim dhënien e dritës së gjelbër nga SHBA që të dy kompanitë të ecnin përpara së bashku. 
Instagrami është aplikacioni i gjashtë më i famshëm në botë më 28 milion përdorues në muaj dhe 10 milion përdorues aktiv në ditë. Kompania ka deklaruar që prej fillimit të saj deri tani ka të regjistruar 8 milion përdorues të cilët kanë shpërndar rreth 4 miliard fotografi. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button