Diplomatja franceze, Natali Loazo realizoi takime me Osmanin dhe Dimitrovin

Ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Francës, Natali Loazo, sot është duke realizuar takime në Republikën e Maqedonisë, ku do të takohet me kreun shtetëror dhe partiak, si dhe do të nënshkruajë marrëveshje bilaterale për bashkëpunim në fusha të caktuara, transmeton Portalb.mk.

Takimi Osmani – Loazo

Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane Bujar Osmani, sot ishte nikoqir i delegacionit të Republikës së Francës kryesuar nga ministrja për Çështje Evropiane në Ministrinë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Francës, Natali Loazo, e cila për vizitë pune qëndron në vendin tonë, përcjell Portalb.mk.

Zëvendëskryeministri Osmani shprehu mirënjohje personale deri tek Ministrja Loazo për përpjekjet dhe mbështetjen e sinqertë nga ana e Francës për integrimet tona evropiane e cila u potencua në takimet e sotme, dhe vlerësoi takimin si historike për vendin lidhur me kohën – kur Maqedonia e Veriut lëviz drejt fillimit të negociatave aderuese me BE-në.

Në takim mes Osmanit dhe Loazos u hapën edhe tema për progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga më shume aspekte, përmes veprave të guximshme politike si që janë Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe Marrëveshja e Prespës me Greqinë, si dhe përmes momentumit të përforcuar, në drejtim të përafrimit deri tek rregullat, standardet dhe vlerat evropiane, si një tregim i suksesshëm i Ballkanit, shembull që është motivim për progres në integrimet euro- atlantike, të cilën mund ta ndjekin edhe vendet tjera në rajon.

Dimitrov – Loazo

Takimi Dimitrov – Loazo

Diplomatja franceze, Natali Loazo ka realizuar takim me ministrin e Punëve të Jashtme të, Nikolla Dimitrov. Duke u falënderuar për vizitën, Dimitrov ka deklaruar:

“Edhe pse na ka mbet edhe shumë punë për të bërë, e dimë saktë se ku shkojmë dhe jemi të vendosur që të bëjmë çmos, që është në duar tona, që atdheu të bëhet”, tha Dimitrov.

Ministrja Laozo deklaroi se Marrëveshja e Prespës, si një sinjal kyç ç[r ardhmërinë evropiane të rajonit.

Ajo ka theksuar se Franca me  vëmendje është duke e ndjekur procesin reformues të Maqedonisë së veriut, dhe do të japë mbështetje në fusha kyçe.

Ministrja për Çështje Evropiane e Ministrisë franceze për Evropë dhe Punë të Jashtme, Natali Loazo do të takohet me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, me kryetarin e Komisionit kuvendor për Çështje Evropiane, Artan Grubi, si dhe me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Në kuadër të vizitës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ministrja Loazo dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, në prani të kryeministrit Zoran Zaev , zëvendëses së kryeministrit në Qeveri dhe ministres së Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe të ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, do të nënshkruajnë Marrëveshje bilaterale që i referohet klasave frankofone dygjuhësore në shkollat e mesme. Republika e Maqedonisë së Veriut është anëtare gjysmë e plotë e frankofonisë, ndërsa kjo marrëveshje është e para e llojit të tillë që e nënshkruan me shtet tjetër pas ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button