Ilir Meta kërkon përgjegjshmëri nga politika

Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori sot pjesë dhe përshëndeti ceremoninë e Bekimit të Gurit të Themelit të Spitalit “Zoja e Këshillit të Mirë”, shkruan Albeu.com.

Në fjalë e tij përshëndetëse Presindenti Meta u shpreh :

“Ndërtimi i këtij spitali mjaft të rëndësishëm përmbush edhe një amanet të Nënë Terezës. Ky çast është dëshmi e respektit, nderimit dhe frymëzimit të veprës së Shenjtores Nënë Tereza, pasi ai u shërbeu të gjithë atyre që vuanin, u dha shpresë të pashpresëve, fuqi të lodhurve, dritë të verbërve, shërim të sëmurëve dhe u fali dashuri, respekt e dinjitet të dëshpëruarve. Ngjarja e sotme është dëshmi e vëmendjes, mbështetjes dhe e vlerësimit të vazhdueshëm të Selisë së Shenjtë për Shqipërinë dhe shqiptarët, të cilët treguan kurajë dhe vetëmohim duke u ringritur nga kalvari i errësirës ateiste drejt transformimeve të mëdha politike dhe shpirtërore”.

Nuk mund ti shmangej edhe situatës politike ne vend. Presidenti u bëri apel politikanëve shqiptarë të tregohen të përgjegjshëm për vendimet që marin, pasi, sipas tij, ato ndikojnë në të ardhmen europiane të vendit .

“Mesazhet dhe lutjet për paqe dhe vëllazërim, për qetësi dhe bashkëjetesë janë sot aktuale për shoqërinë tonë, për politikën dhe politikanët, për përgjegjësinë e madhe dhe historike që ata duhet të tregojnë në çdo vendim që marrin në interes së të ardhmes europiane“, tha Meta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button