Imitatori i liderit verikorean Kim, deportohet nga Vietnami

Imitatori i liderit verikorean Kim Jong-un, i cili prezantohej si Haward X, u deportua nga Vietnami para samitit të presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut, transmeton Anadolu Agency (AA).

BBC raporton se Howard X, me origjinë nga Hong Kongu, javën e kalaur me Russell White, i cili imiton presidentin amerikan Donald Trump, në Hanoi mbajtën një samit të rremë. Dy imitatorët pas kësaj ngjarjeje u ndaluan dhe u morën në pyetje nga policia lokale.

Imitatori tha se beson se arsye e deportimit është fakti se udhëheqësi verikorean nuk ka sens për humor.

Trump dhe Kim për herë të parë u takuan në Samitin e Singaporit të mbajtur më 12 qershor të vitit 2018 kur u arrit një marrëveshje e gjithëpërfshirëse. Dy liderët do të takohen edhe në samitin, i cili do të mbahet më 27 dhe 28 shkurt në Vietnam.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button