Inspektime të jashtëzakonshme në të gjitha ordinancat e vogla private pas rastit të pacientit i cili vdiq nga Sepsa

Ministria e shëndetësisë do të kërkojë kontrolle të jashtëzakonshme në të gjitha institucionet e vogla private shëndetësore, pas rastit në të cilin një 39 vjeçar nga Resnja i cili pas intervenimit kirurgjik në një ordinancë të këtillë fitoi sepsë (infektim të përgjithshëm) dhe javën e kaluar ndërroi jetë në spitalin e qytetit “8 Shtatori”, transmeton sdk.mk, përcjell Portalb.mk.

“Jemi duke pritur raportin zyrtar prej Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor të shohim çka dhe si është konstatuar. Informatat e deritanishme të inspektoratit janë se ordinanca ku është realizuar intervenimi është mbyllur. Në bazë të raportit të ISHSHS do t’i ndërmarrim të gjithë hapat bashkërisht me Odën e Mjekëve për zbardhjen e rastit, por do të iniciojmë edhe kontrolle të jashtëzakonshme inspektuese në të gjitha institucionet e vogla private shëndetësore ku bëhen intervenime kirurgjike, për të bërë skrining dhe të shohim se çfarë është duke ndodhur atje dhe për të parandaluar situata të tilla”, thotë ministri i shëndetësisë Venko Filipçe.

Drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor d-r. Irina Sotirova Buhova thotë se nga kontrollet së deritanishme, që ende nuk kanë përfunduar është konstatuar se pronari i ordinancës për kirurgji plastike dhe rekonstruktive “Dr. Sci. Med. K. Mitanoski” në Komunën Aerodrom, në të cilën është operuar pacienti i cili vdiq në spitalin “8 Shtatori” është pensionist një kohë ë gjatë dhe se ordinancën ia ka dhënë me qira d-r. Xvonko Nikollovskit nga ISHP ‘Janita’ në Shkup. Ajo thotë se gjatë kontrollit në ordinancën për kirurgji plastike dhe rekonstruktive nuk kanë gjetur as dokument elektronik dhe as të shkruar për atë se cilat dhe çfarë intervenime kirurgjike janë kryer atje.

“Prej kontrolleve të kryera të premten edhe gjatë fundjavës në vendin e ngjarjes me procesverbal është shqiptuar masa e përkohshme e ndalesës për të kryer veprimtarinë e ordinancës për kirurgji plastike dhe rekonstruktive d-r. K. Mitanoski. Gojarisht pronari ka thënë se tashmë ca kohë është pensionist dhe i kemi dhënë afat prej tre ditësh për të parashtruar dokumentacion shtesë, përkatësisht formularët M1 dhe M2, licencë për kryerje të veprimtarisë, si dhe dokument nëse e ka njoftuar Ministrinë e shëndetësisë se është në pension. Sipas ligjit 6 muaj para pensionimit, mjekët duhet ta njoftojnë Ministrinë e shëndetësisë. Është kërkuar të dërgohet kontrata me ISHP ‘Janita’ për dhënie me qira të sallës si dhe kontrata me të gjithë personat juridikë tjerë me të cilët ka kontratë për dhënie të sallës me qira përveç kësaj” ka thënë Sotirova Buhova.

Ajo ka thënë se  ndaj d-r. Xvonko Nikollovskit nga ISHP ‘Janita’ është shqiptuar ndalesë për kryerje të veprimtarisë jashtë hapësirave për të cilat është lëshuar licenca për kryerje të veprimtarisë.

“Ai duhet të dërgojë kontratë me ordinancën përkatëse në të cilën e ka marrë me qira sallën dhe të na dërgojë numër të intervenimeve përkatëse të cilat i ka kryer aty, për shkak se në ordinancën për kirurgji plastike nuk kemi gjetur, as që na është dërguar ndonjë ditar elektronik e as me shkrim për intervenime të kryera”, ka thënë d-r. Sotirova Buhova.

Sipas asaj kontrolli më tutje do të zhvillohet në atë drejtim që të shqyrtohet nëse ligjërisht mjekët mund dhe guxojnë të nënshkruajnë kontrata të këtilla për të  marrë me qira salla kirurgjike. Ajo ka thënë se pas përfundimit të kontrollit të përgjithshëm të gjitha dokumentet dhe informatat do t’i dërgojnë edhe tek organet tjera kompetente.

“Para ardhjes sime këtu para 18 muajsh nuk kishte regjistër të institucioneve private shëndetësore në të cilat ISHSHS duhet të kryejë kontrolle. Kemi hartuar një regjistër, i cili me kalimin e kohës përditësohet. Një herë në tre muaj kemi bërë kontrolle në institucionet e vogla private shëndetësore, por në rastin me ordinancën private për kirurgji plastike dhe rekonstruktive gjithmonë kur ka kaluar inspektori, ajo ka qenë e mbyllur sikur edhe në këtë rast”, thotë Dr. Sotirova Buhova.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button