UNICEF: Rreth 1.2 milionë fëmijë jemenas jetojnë në zona konflikti

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF) ka bërë të ditur se rreth 1.2 milionë fëmijë jemenas jetojnë në zonat e konfliktit në Jemenin e goditur nga lufta, raporton Anadolu Agency (AA).

“Fëmijët vazhdojnë të jetojnë në 31 zona aktive të konfliktit, përfshirë në Al-Hudaydah, Taiz, Hajjah dhe Sadda, në fusha që dëshmojnë për dhunë të rëndë dhe të luftës”, tha Geert Cappelaere, drejtor rajonal i UNICEF-it për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.

Cappelaere theksoi se nuk ka ndryshime të mjaftueshme për fëmijët në Jemen që nga marrëveshja në Stockholm më 13 dhjetor të vitit 2018.

Më 13 dhjetor, bisedimet e paqes së Jemenit, të mbajtura në Suedi, përfunduan me një marrëveshje armëpushimi midis qeverisë jemenase dhe grupit rebel Huthi në Al-Hudaydah.

“Që prej asaj kohe, për çdo ditë 8 fëmijë janë vrarë ose plagosur. Shumica e fëmijëve të vrarë ishin duke luajtuar jashtë me shokët e tyre ose ishin në rrugën e tyre për në shkollë ose duke u kthyer nga shkolla”, tha Cappelaere.

Edhe një herë, shtoi ai, “UNICEF-i u bën thirrje të gjitha palëve që luftojnë për t’i dhënë fund dhunës në pikat e nxehta në të gjithë Jemenin, për të mbrojtur civilët, për t’i mbajtur fëmijët larg nga e keqja dhe për të lejuar dërgesat humanitare për fëmijët dhe familjet e tyre kudo që janë në vend”.

Jemeni është shkatërruar nga dhuna që nga viti 20014 kur grupi Huthi pushtoi pjesën më të madhe të vendin. Kriza u përshkallëzua në vitin 2015 kur koalicioni i udhëhequr saudit nisi një fushatë shkatërruese ajrore që synonte rikthimin e territoreit të pushtuar nga rebelët Huthi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button