Maqedoni, 5 ndërmarrjet më të mëdha shtetërore kanë të punësuar më shumë se ARM-ja (INFOGRAFIK)

A ka shumë të punësuar në ndërmarrjet publike në vend? Kjo është pyetja e cila meriton vëmendje të veçantë pasi që opinioni në periudhën e fundit zbardhi disa raste të punësimit të familjarëve të afërt të funksionarëve shtetëror, shkruan Meta, transmeton Portalb.mk.

Të dhënat se numri i të punësuarve në pesë shtete ndërmarrje shtetërore, Elektranat e Maqedonisë, Posta e Maqedonisë, Pyjet e Maqedonisë, Hekurudhat e Maqedonisë – Infrastruktura dhe Hekurudhat e Maqedonisë – Transport është më e madhe se sa tërë Armata e Maqedonisë ka hapur këndvështrim tjetër për kërkimin e përgjigjes për këtë çështje.

Në fillim të vitit të kaluar në këto 5 ndërmarrje numri i të punësuarve është 11.291 persona, që është për rreth katër mijë persona më shumë se ARM-ja e cila ka 7.202 të punësuar.

Në mesin e tyre, rekorder sipas numrit të të punësuarve është ELEM ku në fillim të vitit 2018 kanë punuar 4.791 persona, që është rritje për 982 persona në krahasim me vitin 2009. Matematika tregon se prej atëherë e këndej çdo vit numri i të punësuarve në ELEM është rritur për 100 persona.

Në listë vijon Posta e Maqedonisë me 2.244 të punësuar, Pyjet e Maqedonisë me 2.200 të punësuar, NP Hekurudhat e Maqedonisë – Infrastruktura me 1.055 persona të punësuar, Hekurudhat e Maqedonisë – Transport me 981 të punësuar, Radio Televizioni i Maqedonisë me 845 të punësuar.

Kryesisht bëhet fjalë për ndërmarrje të cilat me përjashtime, rregullisht janë në humbje sipas raporteve financiare dhe rëndë do të kishin mbijetuar pa ndihmën e shtetit. Megjithatë, konduksioni i keq financiar nuk i pengon që edhe gjatë vitit të kaluar dhe këtë vit të publikojnë shpallje për punësim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button