Lëvizja BESA: Xhaferi lirisht të konkurrojë për çmimin “Oskar”

Aktrimi i realizuar mbrëmë nga kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dhe deputetët e BDI-së mund të konkurrojë lirisht për çmimin “Oskar” për aktrim. Kështu deklarojnë nga Lëvizja BESA në lidhje me mosvotimin e mbrëmshëm për heqjen e imunitetit të ish kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanovski, njofton Portalb.mk.

“Për fat të keq u dëshmua edhe njëherë konstatimi jonë se ende gjysma e regjimit vazhdon të jetë pjesë e pushtetit dhe pasojat e këtij regjimi si duket po kaplojnë pushtetin në tërësi dhe jo rastësisht po dëshmohet se BDI vazhdon të mbetet partneri me dëshiruar për partitë maqedonase. Pasi që Kuvendi i Maqedonisë së Veriut po shndërrohet në çerdhe për mbrojtje të njerëzve që cenuan sigurinë e shtetit nuk na mbetet gjë tjetër që të kërkojmë sa më shpejt shpërbërjen e Kuvendit dhe shkuarjen në zgjedhje të parakohshme dhe aty qartazi të shihet verdikti i popullit a do lejojnë qytetarët që me votën e tyre të përkrahin deputetë që do vihen në shërbim të krimit”, thonë nga Lëvizja BESA.

Ata shtojnë se nga gjithë analizat e deritanishme rezulton se kjo Qeveri dhe kjo shumicë parlamentare ka dështuar në luftën ndaj krimit, korrupsionit dhe nepotizmit prandaj, siç thonë ata, zgjidhjen e vetme e shohin në zgjedhje të parakohshme.

LEXO: “Imuniteti i Veljanovskit”, Xhaferi: Ja pse e ndëpreva seancën parlamentare

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button