Në Ndihmën e Shpejtë të Velesit janë punësuar pesë mjekë të rinj

Ministria e Shëndetësisë dje njoftoi në Shërbimin e Ndihmës së Shpejtë në Shtëpinë e Shëndetit Publik të Velesit janë punësuar pesë mjekë të rinj, transmeton Portalb.mk.

“Eleonora, Marjan dhe Sanja janë tre nga pesë mjekët e ri të punësuar në Shërbimin e Ndihmës së Shpejtë Mjekësore në Shtëpinë e Shëndetit Publik të Velesit. Të kënaqur me kushtet e punës, ekspertizat praktike dhe mundësitë për avancim, ata mësojnë nga mjekët me përvojë.  E kanë fatin të punojnë në shëndetin publik dhe karrierën e tyre profesionale ta ndërtojnë në shtetin tonë”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Për problemet me të cilat për shumë vite me radhë ballafaqohet Ndihma e Shpejtë në Maqedoni, “Portalb.mk” dhe “Meta.mk” kanë shkruar me muaj të tërë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button