Zaev: Marrëdhënia me BDI-në ka dobësi, do t’i tejkalojmë

Kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev tha se në marrëdhëniet me koalicionin qeveritar BDI çdo ditë ndodhin dobësi në funksionim, por do t’i zgjidhin që të mos i rrezikojnë proceset globale të cilat janë të rëndësishme për qytetarët, njofton Portalb.mk.

Zaev u pyet të japë vlerësim për marrëdhëniet me partnerin e koalicionit pas një sërë akuzash mes Talat Xhaferit dhe Artan Grubit nga njëra anë dhe Muhamed Zekirit dhe Pavle Bogoevskit nga ana tjetër në lidhje me seancën e ndaluar për marrjen e imunitetit të ish kryeparlamentarit, Trajko Veljanovski.

“Këto dobësi të funksionimit dalin sipas të gjitha gjasave nga përditshmëria jonë, do t’i zgjidhim, por në asnjë rast nuk duhet që të rrezikohen proceset globale, të cilat janë të rëndësishme për qytetarët, për shtetin, por edhe për partitë tona politike’, tha Zaev.

Mbrëmë Xhaferi e ndërpreu seancën 5 minuta pas mesnate dhe fare nuk ka votuar për marrjen e imunitetit të deputetit, Trajko Vlejanovski, i cili është njëri nga gjashtë të akuzuarit për rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë në hetimin më të ri të Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion dhe organizim të sulmit të 27 prillit në vitin 2017-të dhe për atë kërkohet paraburgim për shkak të mundësisë për arratisje dhe ndikim ndaj dëshmitarëve.

LEXO: LSDM: Mjaft me gënjeshtra, BDI dhe Talat Xhaferi janë fajtor që Trajko Veljanovski ende ka imunitet

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button