LSDM: Xhaferi të tregojë pse e ndërpreu seancën për heqjen e imunitetit të Veljanovskit?

Deputeti i LSDM-së, Jovan Mitrevski, sot nëpërmjet një konferencë për shtyp ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi që t’u tregojë deputetëve dhe opinionit se pse e ndërpreu seancën plenare kur u desh të votohet për heqjen e imunitetit të ish kryeparlamentarit, Trajko Veljanovski, edhe pse në sallë ka pasur kuorum dhe shumica parlamentare kanë qenë të gatshëm të votojnë, njofton Portalb.mk.

“Deputetët ishin të gatshëm që drejtësia për 27 prillin të shkojë deri në fund, por kryetari i Kuvendit e ndaloi seancën dhe nuk lejoi që të ketë votim për marrjen e imunitetit të Trajko Veljanovskit. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi e ka për obligim që t’i përgjigjet opinionit dhe qytetarëve se pse e ka ndaluar seancën? Kuorum ka pasur, shumica ishte e gatshme që të votojë, qytetarët pyesin, ndërkaq Xhaferi e ka për obligim që t’i sqarojë opinionit dhe qytetarëve. Kuvendi e ka për obligim që të veprojë dhe t’i lejojë gjykatës që në mënyrë të papenguar të punojë. Për Veljanovskin patjetër duhet që të vlejnë të njëjtat procedura dhe rregulla si për të gjithë deputetët tjerë dhe si për çdo qytetar të vendit”, tha Mitrevski.

Ai shtoi se Kuvendi patjetër duhet që të veprojë sikur për të gjithë deputetët tjerë të cilët kanë qenë të akuzuar dhe për të cilët është kërkuar që miratohet vendim për përgjegjësinë e tyre.

Mitrevski gjithashtu tha se Xhaferi duhet që të tregojë nëse ka pasur kalkulime.

Për shkak të seancës së mbrëmshme, deputetët e LSDM-së, sot e kanë bojkotuar Xhaferin, gjegjësisht nuk koordinatori i tyre nuk ka marrë pjesë në koordinimin e përjavshëm, ndërkaq nga zyra e Xhaferit kanë njoftuar se anulohen dy seancat e sotme plenare, duke mos i theksuar arsyet.

LEXO: LSDM e bojkoton Xhaferin, Zekiri: BDI e shpëtoi Veljanovskin që edhe ai t’i shpëtojë ndonjëherë

Për ndërprerjen e seancës ka reaguar edhe nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri, i cili e ka akuzuar BDI-në se e kanë shpëtuar Veljanovskin, me shpresë që siç thotë ai, t’i shpëtojë edhe Veljanovski ndonjëherë.

“Talat Xhaferi dhe DUI duhet t’i sqarojnë opinionit pse e shpëtuan pobratimim e tyre Trajko Veljanovski?!!!…
E SHPËTUAN për të shpresuar se VMRO do t’i “SHPETOJË” ndonjëherë tjetër apo???…
Populli thotë çdo e keqe ka një të mirë… Opinioni në vend edhe njëherë e pa fëtyrën e vërtetë të këtij subjekti politik. Në një hadith Muhamedi a.s ka thënë : “Nëse nuk turpërohesh bej ç’të duash”.

P.S
DUI 2014 =153.000
DUI 2016 = 86.000
DUI 2019 = …”, shkruan Zekiri.

LEXO: Xhaferi me zënka e kaloi afatin për votim dhe e ndërpreu seancën për marrjen e imunitetit të Veljanovskit
LEXO: Maqedoni, Komisioni amë nuk ia hoqi imunitetin deputetit Trajko Veljanoski
LEXO: Më së voni për tre ditë Kuvendi do të diskutojë imunitetin e Veljanovskit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button