Arrestohen dy serbë në Zupç, situata nën kontroll

Zëdhënësi i KFOR-it, Uwe Nowitzki, ka deklaruar se janë në zhvillim e sipër negociatat për zhbllokimin e rrugëve te fshatit Zupç, ku serbët të enjten kishin vënë barrikada.

Serbët në pjesën veriore të Kosovës kishin bllokuar kalimin e makinave të EULEX-it, me arsyetimin se ky mision nuk po e mbanë neutralitetin ndaj statusit.

Nowitzki ka thënë se KFOR-i ka reaguar menjëherë dhe e ka vendosur një pikë kontrolli në afërsi të Zupçes. Ai ka konfirmuar se pasdite janë arrestuar dy persona për pengim të lëvizjes së lirë.

KFOR-i dhe EULEX-i në Zupç kanë ndërmmarë operacionin me qëllim që të sigurohet kalimi për policët e EULEX-it në drejim të Zubin Potokut, pasi një grup i vogël kriminal kishte penguar lirinë e lëvizjes në këtë fshat.

Siç njoftojnë mediat serbe, ushtarët italianë të KFOR-it, të cilët e kanë marrë kontrollin mbi barrikadën në Zupç, gjenden me pajisje për shkatërrimin e demonstratave, kurse në rrugë mund të shihen edhe transportierë të blinduar të forcave ndërkombëtare në Kosovë, si dhe topa uji për shkatërrimin e demonstratave.

“EULEX-i është i vendosur që të sigurojë sundimin e ligjit për të gjitha komunitetet në Kosovë. EULEX-i do të vazhdojë që të bashkëpunojë ngushtë me KFOR-in në kthimin e lirisë së lëvizjes”, ka deklaruar zëdhënësi i EULEX-it, Nicholas Haëton. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button