Xhaferi me zënka e kaloi afatin për votim dhe e ndërpreu seancën për marrjen e imunitetit të Veljanovskit

Me zënkë para mikrofonave të fikur dhe skenar që askush nuk e kishte të qartë që filloi 3 minuta para mesnate dhe zgjati deri sa skadoi afati i votimit, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi e ndërpreu seancën kuvenore dhe aspak nuk u votua për marrjen e deputetit të të dyshuarit, Trajko Veljanovski. Ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski është një nga gjashtë të dyshuarit për kërcenim terroristik të rendit kushtetues dhe sigurisë në hetimin më të ri të Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion për sulmin në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill 2017, ndërsa për të kërkohet paraburgim për shkak mundësisë për ikje dhe ndikim ndaj dëshmitarëve, shkruan Sdk.mk, transmeton Portalb.mk.

Zënka e Talat Xhaferit me deputetët e VMRO-DPMNE-së, dhe pastaj me deputetin Muhamed Zekiri nga LSDM-ja e kaloi afatin e mesnatës për votim, dhe dy minuta pas mesnate Xhaferi i nervozuar tha “e mbyll seancën” dhe u largua nga ulësja e kryetarit. Askush nuk e pati të qartë pse Xhaferi lejoi që të kalojë afati dhe të mos e vendos në rend dite pikën e votimit për marrjen e imunitetit të Trajko Veljanovskit.

“Vendose pikën në votim, fillo të lexosh, është koha, çfarë ke njeri, eja të votojmë”, i thanë deputetët Xhaferit.

Deputetët e LSDM-së thërrisnin “Të jetojë koalicioni VMRO-DPMNE dhe BDI, ai koalicion është gjallë, turp është kjo që ndodhi.

Ndërsa ata që ishin ulur më pas pyesnin se çfarë ndodhi, çfarë është thënë në zënkat me mikrofonat e shkyçur sepse Xhaferi e ndaloi disa minuta para se ta mbyllë seancën. Gjithashtu, edhe gazetarët i pyetën ata, dhe kështu u bë mister se cili ishte shkaku që Xhaferi e lëshoi afatin të skadojë dhe Veljanovski të shpëtojë.

Pas konsultimeve të gjata të Xhaferit me shërbimet e kuvendit, seanca filloi në orën 21:00.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së u larguan të kënaqur. Më parë, kur po afrohej mesnata, koordinatori i tyre Nikolla Micevski vazhdimisht kërkonte pauzë, duke u referuar në të drejtën që e kishte me rregullore, edhe pse kishte 28 raste që duhej të merrnin fjalën.

Xhaferi u dha dy herë pauzë, e fundit ishte 10 minuta para mesnate, kur i ftoi koordinatorët e grupeve parlamentare në një koordinim të shkurtër. Por, kur u kthyen filloi zënka, shkyçja e mikrofonit që opinioni, madje edhe deputetët brenda të mos kuptojnë se çfarë ndodhi që pasi të kalojë afati seanca të ndërprehet. Pasi Xhaferi u largua, deputetët thërrisnin me zë, u zunë në mes veti, ndërsa ata që ishin ulur pas pyesnin se çfarë po ndodh.

Veljanovski nuk ishte i pranishëm në seancë, ndërsa Xhaferi në fillim e arsyetoi mungesën e tij, por nuk dihet pse mungoi.  Veljanovski në fillim mori pjesë në Komisionin për Çështjen e Mandatit dhe Imunitetit ku 15 minuta ka folur se pse nuk duhet t’i hiqet imuniteti. Komisioni me 4 vota “për” dhe  4 “kundër” nuk solli vendim për marrjen e imunitetit. Në votimin e së shtunës mbrëma nuk ishte i pranishëm deputeti Agim Shaqiri nga BDI i cili ishte në spital.

LEXO: Maqedoni, Komisioni amë nuk ia hoqi imunitetin deputetit Trajko Veljanoski
LEXO: Më së voni për tre ditë Kuvendi do të diskutojë imunitetin e Veljanovskit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button