Seanca plenare për imunitetin e Veljanovskit, Kuvendi është mbledhur në orën 21:00

Është caktuar seancën plenare për në ora 21, në të cilën do të diskutohet për imunitetin e deputetit të VMRO-DPMNE-së Trajko Veljanovski, njofton Portalb.mk.

Komisioni amë nuk ia hoqi imunitetin deputetit Trajko Veljanoski. Për heqjen e imunitetit votuan 4 deputetë “për” dhe 4 “kundër”.

Në Komision nuk ka qenë i pranishëm deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Agim Shaqiri, siç u tha, për shkak të gjendjes së përkeqësuar shëndetësore.

Kryetari i Komisionit, Pavle Bogoevski ka deklaruar, se me votimin 4:4, nuk ka mundësi të japë rekomandim deri te kryetari i Kuvendit, se a duhet apo jo t’i merret Veljanoskit imuniteti.

Kuvendi duhet të vendosë nëse do ti marrë mandatin Veljanovskit i cili gjykohet për dhunën në Kuvend më 27 prill, gjatë kryesimit me seancën konstituive si ish-krye-parlamentar.

LEXO: Maqedoni, Komisioni amë nuk ia hoqi imunitetin deputetit Trajko Veljanoski
LEXO: Më së voni për tre ditë Kuvendi do të diskutojë imunitetin e Veljanovskit
LEXO: Ngjarja e 27-prillit, Joveski dhe Ruskovska: Kërkojmë të respektohet prezumimi i pafajësisë
LEXO: Ngjarjet e 27-prillit, Prokuroria është duke përndjekur edhe Gruevskin e Boshkovskin

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button