Ohër, rritja e nivelit të liqenit, ekspertët bëjnë thirrje për ndërtimin urgjent të një sistemi digjital modern

Para fillimit të sezonit të shkrirjes së borës nga malet dhe rrezikut për rritjen e nivelit të Liqenit të Ohrit, ekspertët alarmojnë. Ata i bëjnë thirrje shtetit të qaset në ndërtimin urgjent të një sistemi digjital modern për rregullimin e saktë të derdhjes së lumit Drini i Zi në Strugë. Të zëvendësohet mënyra aktuale primitive e rregullimit me dërrasat dhe trarët, shkruan Alsat M.

Kjo është më se e nevojshme, sidomos pas përmbytjeve të rënda që ndodhën pranverën e kaluar në një pjesë të brigjeve të Ohrit dhe Strugës, gjë që shkaktoi dëme serioze në objektet hotelierike. Nga Elektranat e Maqedonisë që drejtojnë hidrocentralet e Drinit për Alsat thanë se projekti paraprak për derdhjen mekanike të ujit nga liqeni është përpunuar në vitet e 80 të shekullit të kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button