Ambasadori Kosnett shpreson që filmbërësit kosovarë të arrijnë në Hollywood

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, tha në prag të ndarjes së çmimeve prestigjioze të kinematografisë, Oscars, që do të mbahet të dielën, se filmat dhe aktorët e regjisorët ndërkombëtarë ndër vite kanë arritur të futen në Hollywood, njofton REL.

Në rrjetin social Twitter, ambasadori Kosnett shtroi pyetjen se kush nga filmbërësit dhe aktorët kosovarë do t’i afrohet së shpejti Hollywood-it?

“Në pritje të Oscars2019. Regjisorët dhe aktorët ndërkombëtarë kanë arritur sukses në Hollyëood me gjenerata. Kush nga regjisorët dhe aktorët kosovarë do të korrë sukses në Shtetet e Bashkuara?”, tha Kosnett.

Të dielën do të mbahet edicioni i 91-të i ndarjes së cmimeve Oscars në 24 kategori.

Kosova ishte përfaqësuar në vitin 2016 në Oscars, me filmin “Shok” të regjisorit Jamie Donoughue, që fliste për luftën në Kosovë. Ky film ishte i nominuar në kategorinë e filmave më të mirë të shkurtër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button