Këngëtari i njohur R.Kelly përballet me akuza për sulm seksual ndaj të miturave

Këngëtari i njohur botëror, fitues i çmimeve Grammy, R. Kelly, është paraqitur në gjykatë në Çikago, në seancën dëgjimore mbi akuzat e sulmeve seksuale ndaj vajzave të mitura, njofton REL.

Robert Kelly, 52 vjeçar, në vitet e fundit është përballur me akuza se ka keqpërdorur seksualisht disa të mitura. Kelly u dorëzua të premten në mbrëmje në polici dhe të shtunën u paraqit në seancën dëgjimore në Gjykatë.

Avokati i këngëtarit, Steven Greenberg, u tha gazetarëve të premten në mbrëmje se “nuk është dashur të nguten në gjykim. Ai është i pafajshëm”.

Në një konferencë të shkurtër për media, u bë e ditur se tri nga katër viktimat e dhunës seksuale ishin nën moshën 17 vjecare dhe këto ngjarje datojnë që nga viti 1998. Nëse Kelly shpallet fajtor, çdo akuzë përmban minimum 10 vjet burgim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button