Stavreski: Presim shtrenjtime të reja

Zv/kryeministri për financa Zoran Stavreski sot në Strumicë tha se ndiqet me kujdes situata aktuale me rritjen e çmimeve në nivel botëror të cilat drejtpërsëdrejti ndikojnë në tregun vendor. 

“Na brengos situata në tregun botëror me rritjen e ndjeshme të çmimeve të produkteve bazike ushqimore. Para dy ditëve në bursën botërore në Çikago është vërejtur rritja më e madhe e çmimit të grurit, misrit dhe lulediellit në 27 vitet e fundit. Kjo gjithsesi do të ndikojë edhe te ne dhe do të ketë valë të re të shtrenjtimeve. Sa i përket çmimit të naftës dhe derivateve të saj, atë e dikton kriza në Lindjen e Afërt si dhe relacionin mes dollarit dhe euros” tha Stavreski duke potencuar se Qeveria në kuadër të kompetencave të saj ka ndërmarrë disa masa si që janë hapja e vendeve të reja të punë dhe disa programe sociale për të zbutur pasojat në standardin jetësor të qytetarëve. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button