Nuk ka më parking falas deri në 1 orë në City Mall

Qendra më e madhe tregtare në vend “Skopje City Mall” i ka njoftuar të gjithë vizitorët se ka vendosur regjim të ri të parkimit në hapësirat e qendrës, përcjell Portalb.mk.

Nëse deri më tani ora e parë në këtë qendër ka qenë falas, tani më periudha tranzitore është përgjysmuar gjegjësisht do të ketë vetëm 30 minuta parking falas dhe më pas katër orët e para vazhdojnë të kushtojnë 40 denarë siç ka qenë deri më tani.

Katër orët e para kushtojnë 40 denarë, ndërsa çdo orë e ardhshme kushton 40 denarë, me këtë tarifë 4 orë 40 denarë , Skopje City Mall mbetet parkingu më i lirë në Maqedoni.

Parkingu si edhe deri më tani është falas për personat me invaliditet vetëm me paraqitjen e librezës invalidore gjatë hyrjes dhe daljes nga Qendra Tregtare.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button