Messi “magjik”, përmbysi i vetëm Sevillan

Lionel Messi konfirmoi për të disatën herë se është një protagonisti absolut i sukseseve të Barcelonës dhe padyshim nga futbollistët më të mirë në histori, njofton Supersport.al.

Argjentinasi dhuroi një tjetër 90-minutësh magjik në “Ramon Sanchez Pizjuan”, ku shënoi 3 herë dhe i dha Barcelonës fitoren 2-4 në transfertën përballë Sevillas.

Andaluzianët zhvilluan një pjesë të parë thuajse perfekte, pasi arritën të kalojnë dy herë në avantazh, por në të dy rastet hasën në kundërpërgjigjen e Messit, që riktheu baraspeshën me dy gola mjaft të bukur.

Kapiteni i katalanëve ishte vendimtar edhe në minutën e 85-të kur shënoi me mjaft elegancë golin e tretë personal dhe për Barcelonën, duke kaluar këta të fundit për herë të parë në avantazh.

Në minutat shtesë pati kohë edhe për një gol të Luis Suarez, që përveçse shënoi emrin në listën e golshënuesve, “vrau” edhe shpresën e vendasve për të barazuar.

Me këtë fitore, Barcelona çon përkohësisht në 10 pikë diferencën nga ndjekësja më e afërt në kampionat, Atleticoja e Madridit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button