Erërat e forta në Shqipëri, ndërruan jetë dy barinj të rinj

Moti i keq që ka përfshirë gjithë Ballkanin,por në veçanti Shqipërinë me temperatura të ulëta dhe erëra shumë të fortë ka shënuar 2 viktima, njofton TCH.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Buzhalë të Pukës, ku dy barinj të rinj, derisa ishin në mal me bagëtitë e tyre, i ka marrë era dhe i ka hedhur në greminë. Si pasojë e lartësisë së madhe, ata kanë ndërruar jetë menjëherë.

Kanë qenë familjarët që kanë njoftuar policinë shqiptare për ngjarjen.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e rendit dhe specialistë të ndërhyrjeve në raste të vështira, por për shkak të erës së fortë, gjetja e viktimave është tepër e vështirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button