Detaje nga aksidenti tragjik në Prizren të Kosovës

Vdekjen e tyre e ka konfirmuar zyrtari për informim i drejtorisë rajonale të Policisë në Prizren, Vesel Gashi, raporton KTV.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala, ka konfirmuar për KTV-në së viktimat janë R.S 50-vjeçar dhe dy djemtë e tij, L.S 23-vjeçar dhe B.S 25-vjeçar.

Shala ka konfirmuar se drejtuesi i kamionit për pastrimin e borës, D.H., është ndaluar nga policia për 48 orë.

Ndërsa, drejtori i Shëndetësisë në Prizren, Visar Shehu, ka konfirmuar për TV Prizrenin se vdekja e viktimave është konstatuar në vendngjarje.

Dëshmitarët, ndërkohë, kanë thënë se shoferi i kamionit ka shpëtuar pa lëndime.

As prokuroria e as policia nuk kanë dashur të tregojnë për shkakun e aksidentit, derisa është thënë se hetimet po vazhdojnë.

LEXO: Aksident në magjistralen Prizren-Zhur, tre persona humbin jetën

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button