fbpx

Pas grumbullimit të nënshkrimeve, është zyrtarizuar kandidatura e Siljanovskës (VIDEO)

Kandidatja e partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska sot ka arritur t’i grumbullojë nënshkrimet e nevojshme për kandidaturë mbipartiake, transmeton Portalb.mk.

Ajo nëpërmjet një video të shpërndarë në rrjetin social “Fejsbuk”, ka deklaruar se 10 mijë nënshkrimet ka arritur t’i grumbullojë për disa orë rekorde.

“Për disa orë rekorde, janë mbledhur 10.000 nënshkrimet e nevojshme, me çka edhe zyrtarisht bëhem kandidat presidencial. Nuk mund të gjej fjalë, me të cilat do ta shprehja falënderimin, do të thoja “Fortë zbardhi dita”. Mendoj se ajo është dita, kur do ta nisim betejën e përbashkët për të drejtën dhe drejtësinë”, tha Siljanovska.

Grumbullimi i nënshkrimeve për kandidatë presidencial do të zgjat deri më 9 mars, ndërkohë që shumica parlamentare është duke vazhduar negociatat për gjetjen e një kandidati konsesual.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close