Kosovë: U konfiskuan mbi 1500 kg mish, nuk i plotësonte kushtet për treg

Në bazë të urdhëresës te lëshuar nga gjykata, njësitë policore se bashku me inspektoret e AUK, kanë kryer kontrolle  në thertoren pronë e të  dyshuarit mashkull, njofton Klan Kosova.

Gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar sasi mishi rreth 900 kg i cili mish ne baze te raporteve te inspektorëve  të AUK-ut, nuk i ka plotësuar kushtet ligjore që të nxirret në treg. Mishi i konfiskuar është asgjësua.

Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit  ku me urdhër te tij  i dyshuari pas intervistimit  është liruar ne procedure te rregullt.

Inspektime pati edhe në një thertore tjetër në Pejë.

Gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar sasi mishi rreth  520 kg, i cili mish në bazë të raporteve të inspektorëve  të AUK-ut, nuk i ka plotësuar kushtet ligjore që të nxirret në treg. Mishi i konfiskuar është asgjësua.

Me rastin është informuar prokurori i shtetit  ku me urdhër të tij  i dyshuari pas intervistimit  është liruar ne procedure të rregullt.

Gjatë kontrollit edhe në një tjetër thertore Policia bashkë me inspektorët kanë gjetur dhe konfiskuar sasi mishi rreth  110 kg i cili mish në bazë të raporteve të inspektorëve  të AUK-ut, nuk i ka plotësuar kushtet ligjore që të nxirret në treg. Mishi i konfiskuar është asgjësua.

I dyshuari pas intervistimit  është liruar në procedurë të rregullt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button