Shqipëri, letër në Britani për diplomën “false” të komisionerit të Vetting-ut

E ka marrë apo jo provimin e anglishtes komisioneri i Vetting-ut, Lulzim Hamitaj? Prokurorët kanë vendosur t’i japin përgjigje kësaj dileme hetimore, duke pyetur britanikët, njëjtë siç akuza ka vepruar më herët për raste të rënda dhe me ndjeshmëri të lartë për vendin, njofton TCH.

Prokurori Gentian Abazaj i ka dërguar letërporosi autoriteteve të drejtësisë në Britaninë e Madhe dhe kërkon përgjigje konkrete, përderisa komisioneri i Vetting-ut Hamitaj pretendon se zotëron anglishten në nivelin C1 sipas logos së Universitetit të Kembrixhit.

Ndërkaq, opozita denoncon se komisioneri i Vetting-ut e ka falsifikuar këtë të dhënë në kurrikulumin e tij dhe për këtë i referohet datës së tërheqjes së certifikatës së anglishtes në Shqipëri, që përkon me kohën kur Lulzim Hamitaj gjendej jashtë vendit.

Njëri nga komisionerët më të ashpër për vendime në KPK, Lulzim Hamitaj u thirr në prokurori në fillim të muajit shkurt dhe rrëzoi versionin se kishte falsifikuar certifikatën e anglishtes. Dhashë provimin, iu tha prokurorëve komisioneri i Vetting-ut, dhe më pas u largova jashtë vendit. Kur u ktheva, tërhoqa certifikatën.

Anglishtja e Lulzim Hamitajt tashmë është objekt hetimi në Prokurorinë e Tiranës pas delegimit të denoncimit nga Prokuroria e Përgjithshme. Ajo që dihet është se mbrojtja e gjuhës angleze ishte një nga kriteret për 12 komisionerët që fituan si “quasi” gjyqtarë në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, që është sita e parë e Vetting-ut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button