Aksident në magjistralen Prizren-Zhur, tre persona humbin jetën

Tre persona kanë humbur jetën të shtunën si pasojë e një aksidenti në magjistralen Prizren-Zhur. Në aksident kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një kamion për pastrimin e rrugëve, tha për Radion Evropa e Lirë, zyrtari për Informim i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prizrenit, Vesel Gashi.

“Sot rreth orës 11:30 në magjistralen Prizren-Zhur, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident trafiku janë të përfshirë një veturë e udhëtarëve dhe një kamion për pastrimin e rrugëve. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën tre persona. Sipas hetuesve dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur për shkak të mosrespektimit të rregullave të komunikacionit dhe kushteve klimatike”, tha Gashi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button