Haradinaj për vdekjen e Halim Tolaj: Tërë jetën qëndroi i palëkundur në idenë shqiptare

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se është pikëllues lajmi që ka ndërruar jetë bashkëluftëtari Halim Tolaj.

Haradinaj ka thënë se i ndjeri Tolaj tërë jetën ka qëndruar i palëkundur në idenë shqiptare dhe i palodhshëm në veprim për lirinë e atdheut, transmeton Telegrafi.

“Pikëllues lajmi se paska ndërruar jetë bashkëluftëtari ynë Halim Tolaj. Tërë jetën qëndroi i palëkundur në idenë shqiptare dhe i palodhshëm në veprim për lirinë e Atdheut. Pusho i qetë Komandant. Do të kujtohesh ndër breza”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Lajmi për vdekjen e Halim Tolajt, njërit prej komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga rajoni i Dukagjinit, është bërë publik në rrjetet sociale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button