U shfaqen imazhet e telefonit të palosshëm Huawei, në prag të lansimit

Imazhet e zbuluara të materialeve promovuese për ngjarjen e ardhshme të kompanisë “Connecting the Future” në MWC 2019, tani na kanë dhënë vështrimin e parë në dizajnin e pajisjes së palosshme të firmës kineze.

Imazhet gjithashtu nxjerrin emrin e telefonit: Huawei Mate X, transmeton Telegrafi.

Përmbledhja e dy telefonëve të palosshëm në imazhin e dërguar në media disa ditë më parë, formon qartë një X, një referencë delikate ndaj emrit të telefonit.

Përpjekja e parë e Huawei për një pajisje të palosshme duket të ndryshojë nga Samsung.

Ndërsa nuk është krejtësisht e qartë, imazhet sugjerojnë se ndryshe nga Samsung, të cilët zgjedhin të përfshijnë dy ekranet e ndara në produktin e tyre – një ekran më i madh, i palosshëm në brendësi, i çiftuar me një të vogël në pjesën e jashtme – Huawei Mate X do të ketë vetëm një ekran.

Një linjë promovuese gjithashtu tregon se telefoni do të mbështesë rrjetin 5G në lansim, me Huawei që lavdërohet se do të jetë ‘telefoni më i shpejtë i palosshëm në botë 5G’.

Imazhet nuk zbulojnë shumë më tepër rreth telefonit, por nuk do të duhet të presim shumë kohë që kompania të flasë zyrtarisht për këtë, me vetëm dy ditë para lansimit të 24 shkurtit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button