Kandidatja e VMRO-së për presidente, Siljanovska do të mbledh nënshkrime për kandidaturën e saj

Profesoresha, Gordana Siljanovska Davkova e cila është kandidate e VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet presidenciale, filloi mbledhjen e 10.000 nënshkrimeve nga qytetarët për të vërtetuar se kandidatura e saj është mbipartiake.

Ajo në rrjetin social në “Facebook” u bëri thirrje qytetarëve që ta mbështesin kandidaturën e saj.

“Siç tashmë kam njoftuar, nga sot, dhe në dy javët e ardhshme do të mblidhen nënshkrime për kandidaturën time për kryetare në zyrat vendore të KShZ-së dhe vendeve të juaja të banimit. Secili nënshkrim i juajit, do të dotë mbështetje të madhe dhe inkurajim jo vetëm për mua, por edhe për bashkëqytetarët tanë, ky proces do të jetë shenjë se jemi të bashkuar: të gjithë për Maqedoninë”, shkroi Siljanovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button