“27-prilli”, sot do të vazhdojë seanca për imunitetin e Trajko Veljanoskit

Sot në mesditë duhet të vazhdojë seanca e Komisionit kuvendor për Çështje të Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve ku në rend dite të së cilës është kërkesa për miratimin e paraburgimit për deputetin Trajko Veljanovski, i akuzuar për përfshirje në ngjarjet e 27 prillit, përcjell Portalb.mk.

Kryetari i Komisionit Pavle Bogoevski, e ricaktoi mbledhjen për sot për shkak të numrit të madh të deputetëve të cilët janë paraqitur për diskutim.

Dje në seancën ku po diskutohej heqja e imunitetit të deputetit i VMRO-DPMNE-së, Trajko Veljanoski, i dyshuar, se bashkë me Nikolla Gruveskin, Nikolla Boshkovskin, Mile Janakieskin dhe Spiro Ristovskin kanë organizuar sulmin më 27 prill të 2017-s në Kuvendin e Maqedonisë, deputeti Veljanoski ka mohuar se ka pasur njohuri paraprakisht për sulmin.

“As në mendje nuk më ka shkuar se mund të ndodhë ndonjë rast i tillë”, ka thënë Veljanoski.

Ndryshe, sipas Rregullores së Kuvendit të Maqedonisë, Komisioni ka afat dy ditë që ta shqyrtojë kërkesën e Gjykatës dhe ta dërgojë vendimin te kryetari i Kuvendit. Pas marrjes raportit nga Komisioni, Kuvendi për tre ditë duhet të caktojë seancë plenare, në të cilën, me shumicë të thjeshtë duhet të votohet për marrjen e imunitetit të deputetit, Trajko Veljanoski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button