Klopp: Solskjaer do të mbetet trajner i Unitedit edhe në sezonin e ardhshëm

Jurgen Klopp thotë se Ole Gunnar Solskjaer do të jetë menaxheri i Manchester Unitedit edhe në sezonin e ardhshëm.

Gjermani këmbëngul se norvegjezi e meriton të bëhet menaxher i përhershëm i Djajve të Kuq dhe beson se strategu do të mbetet ende trajner i Unitedit, transmeton Telegrafi.

Kjo e fundit do të jetë nikoqir para shikuesve të vetë në Old Trafford i skuadrës së Liverpoolit.

“Chelsea nuk ishte aq i keq [kundër United], por United shënoi në momentin e duhur. Ata janë plot besim për shkak të mënyrës se si po shkojnë në këto momente”.

“Ne do të shkojmë dhe do të jemi sa më të përgatitur që të përpiqemi të marrim një rezultat, por ju nuk e dini kurrë. Do të jetë e hapur deri në përfundim”.

“Ai ka cilësi dhe kishte fat në momentin e duhur, tani është përgjegjës. Nuk kam dyshim për këtë – ai do të jetë menaxher edhe në sezonin e ardhshëm. Kjo është e qartë”.

“A mund të imagjinoni situatën ku ata sjellin në një menaxher të ri? Ai e meriton 100 për qind”, pohoi Klopp.

Ndryshe, The Reds dhe Djajtë e Kuq do të takohen gjatë ditës së diele në qytetin e Maçesterit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button