Gjykata Penale vendosi, Janakievski kthehet në paraburgim shtëpiak, Ristovski mbetet në Shutkë

Ish-ministriti Mile Janakieski, pas dy ditësh paraburgim në burgun hetues të Shutkës, sonte shkon në shtëpi. Gjykata Penale e ka pranuar ankesën e tij për masën e paraburgimit që iu përcaktua më 20 shkurt si i dyshuar për organizimin e sulmit që ndodhi në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill 2017. Gjykata sot ia ndryshoi masën, në vend të paraburgimit në burg, do të paraburgoset në shtëpi, transmeton Portalb.mk.

Ndërsa Këshilli Gjyqësor e refuzoi ankesën e ish-ministrit Spiro Ristovski, ai do të mbetet në paraburgim.

Të dyshuarit tjerë, Nikolla Gruevski ndodhet në Hungari ku ka fituar azil politik, njëjtë edhe Nikolla Boshkovski nga DSK-ja, ndërsa Vlladimir Atanasovi, ish drejtor i DSK-së prej më herët është i dyshuar si organizator dhe ndodhet në paraburgim në burgun e Shutkës.

Për të dyshuarin e gjashtë, deputetin Trajko Veljanovski nesër do të vazhdojë debati i komisionit kuvendar i cili duhet të vendosë se do t’ia heq mandatin e deputetit, me kërkesë të Gjykatës pasi Prokuroria edhe për të kërkoi paraburgim.

Dje Ristovski dhe Janakieski ishin pjesë e incidentit në burg nga ku të dy u sulmuan. Pas sulmit të tyre, me kërkesë të kryeministrit Zoran Zaev, drejtori i burgut, Gjoko Kotevski dha dorëheqje nga posti.

LEXO: Në burgun e Shutkës janë rrahur dy ish ministrat Ristovski dhe Janakieski
LEXO: Drejtori i Burgut të Shutkës flet për sulmin ndaj Janakievskit dhe Ristovskit

LEXO: Rrahja e Janakieskit dhe Ristovskit: Përplasje mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së
LEXO: Pas rrahjes së Janakieskit dhe Ristovskit, Zaevi kërkoi dorëheqje nga drejtori i Burgut të Shutkës

LEXO: BE: E dënojmë sulmin në burg ndaj Mile Janakieskit dhe Spiro Ristovskit
LEXO: Drejtori i Burgut të “Shutkës”: Kërkesa e kryeministrit për dorëheqjen time do të realizohet

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button