Majlinda Kelmendi, edhe me një medalje të artë

Xhudistja nga Kosova, Majlinda Kelmendi, ka fituar edhe një medalje të artë në Duseldorf të Gjermanisë, transmeton REL. 

Kelmendi ka mposhtur me ippon kundërshtaren nga Mongolia, Sosorbaram Lkhagvasure.

Lajmin për fitoren e Kelmendit e ka bërë të ditur trajneri i xhudos, Driton Kuka në një postim në rrjetin social, Facebook.

“E artë!”, ka shkruar mes tjerash Kuka në Facebook.

Xhudistja Majlinda Kelmendi, e kurorëzuar me titullin Kampione Bote dhe Kampione Olimpike, është vetëm njëra nga shumë xhudistët tjerë që me suksesin e tyre në fushën e sportit, bënë që shtetin e Kosovës ta njohë bota.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button