MPB: Nuk janë të vërteta lajmet për rrëmbimin e personave

Ditëve të fundit nëpër rrjetet sociale po qarkullojnë postime për persona të zhdukur të cilat kanë ngjallur panik tek qytetarët. Në disa raste këto postime aludojnë për mënyrën e zhdukjes se atyre personave, ku përmenden edhe rrëmbimet. Megjithatë Ministria e Punëve të Brendshme i demanton këto spekulime dhe kërkon nga qytetarët dhe mediat që të mos përhapin dezinformacione në opinion, njofton Alsat M.

Unë thjesht apeloj deri tek qytetarët për sjellje dhe qasje të përgjegjshme. Sepse gjëja më e lehtë është të uleni para kompjuterit dhe të shkruani nëpër rrjetet sociale. Që në mënyrë shtesë i shqetëson qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Mbrëmë lexova disa informacione për zhdukje të mundshme dhe më pas janë gjetur ata persona, me mungesë të organeve specifike, absolutisht i demantoj këtë informacione – deklaroi Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button