Nesër do të protestohet në Kërçovë për paga më të larta në sektorin publik

Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Maqedonisë (SAShK) informoi publikun se do të marrë pjesë aktive në organizimin dhe zhvillimin e protestës publike sociale që do të mbahet në Kërçovë më 23 shkurt 2019, organizuar nga Konfederata e Sindikatave të Lira të Maqedonisë – KSL, njofton Portalb.mk.

SAShK i jep mbështetje të fortë udhëheqësisë së KSL-së në kërkesën për fillimin e negociatave për ndryshimin e Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive për Sektorin Publik, i cili do të përcaktojë disa çështje dhe do të rrisë disa të drejta të punëtorëve të punësuar në sektorin publik, duke përfshirë arsimin, shkencën dhe kulturën, dhe në veçanti për rivendosjen e të drejtës së fituar për t’u përdorur për leje vjetore, shpërblime jubile, futja e 13 pagave dhe shtesave të tjera të pagave.

Për këto dhe shumë arsye të tjera, SAShK do të marrë pjesë masive në protestën publike, për të cilën fton anëtarët e saj, familjarët e anëtarëve tanë, sindikatat e tjera në shtet, organizatat joqeveritare dhe të gjithë qytetarët që njohin angazhimin e sinqertë të organizatës sonë për ngritjen e statusit social dhe ekonomik, si dhe rivendosjen e dinjitetit të punonjësve në fushën e arsimit, shkencës dhe kulturës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button