Tetovë, 45 vende të reja parkimi do të jenë në funksion nga java e ardhshme

Komuna e Tetovës ka filluar me ndërtimin e një hapësire të re te Tregu i Gjelbër, e cila hapësirë do të shfrytëzohet si parking i mbyllur, dhe do të ofrojë 45 vende të reja parkimi, njofton Portalb.mk.

Nëpërmjet një postimi në facebook Komuna lajmëroi fillimin e ndërtimit të këtij parkingu, që sipas tyre do të reduktonte problemin e komunikacionit.

“Meqenëse vend parkimet janë një prej kërkesave shumë të rëndësishme e qytetarëve, ky vend parkim si pikë e re në njërën nga hyrjet kryesore të qytetit do të reduktonte jashtëzakonisht problemin e komunikacionit të ngjeshur, përreth tregut të gjelbër”, thuhet në postimin e komunës.

Nga Komuna për Portalb thanë se parkingu do të vihet në përdorim gjatë javës së ardhshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button