Kryetari i Shutkës, Dudush: Të miturit e djegin deponinë, do të zhvendoset në Drislla

Kryetari i Komunës së Shuto Orizares, Kurto Dudush në një prononcim për Portalb.mk ka njoftuar se është informuar për djegien e deponisë Shuto Orizare – Vizbeg, dhe se e njëjta është siguruar. Deponia është formuar pasi Ndërmarrja “Higjiena Komunale Shkup” e largoi stacionin e ngarkim – shkarkimit nga aty, dhe e njëjta, nga e hënja do të transportohet në deponinë “Drislla”.

Situata me djegien bëhet më alarmante, sepse sipas Dudushit deponia është duke u djegur nga të miturit.

Portalb: Pse po ndodh djegia e deponisë?

Kurto Dudush: Për çdo ditë përballemi me këtë. Në terren, lartë ka ekipe të cilat punojnë në atë deponi, kundërzjarri. Kjo nuk është e shpeshtë, por këto ditë, dje dhe pardje është djegur nga individë, për të cilën nuk kemi njohuri se kush janë. Megjithatë, tash është shuar dhe po punohet në pastrimin e deponisë.

Kurto Dudush
Kurto Dudush

Portalb: Pse ekziston deponia?

Kurto Dudush: Deponia që digjet është në pjesën ku ka kishë maqedonase dhe varreza. Këtu më parë, Higjiena Komunale ka pasur stacion të ngarkim – shkarkimit. Megjithatë, para se një muaji, Komunalja e ka larguar stacionin e ngarkim-shkarkimit dhe këtu mbeturina ka mbetur. Tash kjo mbeturinë nga individë, e dini se këtu kemi popullatë të varfër, shkojnë atje, kërkojnë qese, shishe plastikeje dhe çfarëdo lloj tjetri të mbeturinave, që ta shesin për të përfituar të holla. Me shumë gjasë, ata janë me siguri fëmijë të mitur, të cilët e kanë djegur deponinë, megjithatë, ne si Komunë reagojmë dhe jemi në rrjedhë me punën. Shërbimet tona janë vazhdimisht aty. Tash ne kemi vendosur dyer të mëdha, dhe kemi edhe sigurim. Këto ditë do të qëndrojnë dy persona aty vazhdimisht, me qëllim që të mos vijmë deri te situata që i kishim këto ditë.

Portalb: A do të largohet deponia?

Kurto Dudush: Do të largohet. Në komunë kanë qenë ekipet e Agjencia për Menaxhim me Kriza dhe jemi marrë vesh që të hënën të vijnë me makineri të plotë, sepse ka shumë mbeturina aty, do të pastrohet dhe do të dërgohet në Drislla.

Fotografi nga djegia e deponisë

LEXO: Djegia e deponisë në Shutkë: Banorët e Çairit, Butelit dhe Vizbegut po thithin helm

Aktiviteti i Qendrës për Kundërzjarr në deponinë në Shuto Orizare, 20 shkurt 2019

Përndryshe, deponia e egër (mbetjet e hedhura) në pjesën ndërmjet komunës Shuto Orizare dhe Vizbeg ka disa ditë që është djegur, edhe pse është shuar shtatë herë brenda dy ditësh. Qytetarët thonë se po thithin ajër i cili mban erë të pastikës së djegur, ndërkohë që shoqatat ekologjike vlerësojnë se pasojat e kësaj dukurie janë edhe vdekjeprurëse.

Për të shmangur situatat, qytetarët ekzistimin e deponive të egra duhe ta denoncojnë te numri 3216644 (Higjiena Komunale), e kurse djegien e tyre te numri 193 (Qendra për Kundërzjarr).

Ndryshe, në Shuto Orizare nuk është problemi vetëm me këtë deponi të egër, pasi të ngjashme shihen edhe afër shtëpive të banuara. Portalb.mk para disa ditësh alaramoi edhe për kanalizimet e hapura të kësaj komune dhe për mungesën e një plani urbanistik.

LEXO: Të gjithë e dinë gjendjen, në Shuto Orizare ende jetohet mes deponish dhe kanalizimeve të hapura

Deponi të tjera në Shuto Orizare

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button