Teleferiku me gjashtë ulëse në Kodrën e Diellit s’u ndërtua për 5 vite, ELEM: Do të jetë gati në sezonin e ardhshëm

Premtimi për ndërtimin e teleferikut të ri me gjashtë ulëse në Kodrën e Diellit këtë vit u bë i vjetër pesë vjet. Ndonëse kontrata e parë e nënshkruar për ndërtimin e teleferikut ka qenë më 10 mars 2014, teleferiku ende nuk është plotësisht i ndërtuar dhe nuk është vënë në punë. Sërish ashtu siç është premtuar pesë vite rradhazi, premtohet që teleferiku do të jetë gati për sezonin 2019/2020, njofton Portalb.mk.

“Sipas planit të dinamikës, për t’i realizuar aktivitetet e ndërtimit të gjashtë ulëses koha e parashikuar, në kushtet e mira klimatike, është shtatë deri në nëntë javë. Pritet që në sezonën 2019/2020 të vihet në përdorim teleferiku i ri me gjashtë ulëse”, thonë nga kompania Leitner, kompani kjo e cila ka fituar tenderin nga ELEM për ndërtimin e teleferikut.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi

Edhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, para pak  kohësh në emision Click Plus premtoi se ky teleferik do të jetë gati dhe do të vihet në funksion sezonin e ardhshëm (2019/2020).

“Teleferiku me gjashtë ulëse do të përfundojë së shpejti. Jam i bindur që në sezonin e ardhshëm do ta kemi në funksion. Mund edhe të më mbani për fjale për këtë që them”, tha ministri Bekteshi.

Pesë vitet e kaluara ka pasur probleme të shumta në realizimin e këtij projekti. Ndonëse afati për realizim të kontratës, kur është nënshkruar në vitin 2014 ka qenë 12 muaj, edhe sot ky projekt ngelet i papërfunduar.

Pse nuk u ndërtua për pesë vite teleferiku me gjashtë ulëse?

Ndërtimet e teleferikut kanë filluar me 26 qershor 2016 dhe në korrik të po të njëjtit vit Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor ka sjellë vendim për ndërprerjen e punimeve.

Sipas ELEM-it, vlera e përgjithshme e kontratës ka qenë 7 milionë e 985 mijë euro.

Arsyeja për ndalimin e punimeve ka qenë dëmtimi i gypit kryesor të ujit gjatë vendosjes së shtyllës kryesore të teleferikut nga ELEM.

“Kanë pasur mungesë të dokumentacioneve. Ka pasur ndalesë, për shkak se ata kanë filluar të realizojnë punimet në burimet e Sharrit për furnizimin me ujë të qytetit të Tetovës. Ata e kanë transferuar shtyllën në ndërkohë, dhe me siguri punojnë”, tha për Portalb.mk inspektori ekologjik, Hisni Thaçi.

Nga ELEM thonë që leja për të vazhduar me ndërtimin është siguruar dy vite pas ndalimit të punimeve, në korrik të vitit 2018.

Ndërkaq nga kompania italiane Leitner lajmërojnë se 90% e punimeve ndërtimore dhe punimeve të tokës janë kryer dhe se pritet përmirësimi i kushteve klimatike për vazhdimin e punimeve. Gjithashtu lajmërojnë se 90% prej pajisjeve për montim dhe instalim janë dërguar në Kodër të Diellit, në lokacione të ndryshme varësisht ku kanë gjetur hapësirë.

Nga ana tjetër, para pak kohësh në emisionin Click Plus, Fatmir Limani nga ELEM u arsyetua për vonesat në ndërtimin e teleferikut, duke thënë se për zhvendosjen e shtyllës është dashur të përpilohet plan i ri që merr kohë.

Ndryshe, që nga viti 2012 e deri më sot diskutohen problemet e shumta dhe të njejta me të cilat përballet Kodra e Diellit, megjithatë asgjë deri sot nuk është ndërmarrë. Një ndër to është dhe teleferiku me gjashtë ulëse, i cili vazhdimisht është premtuar, por ende nuk është përfunduar. “Kodra e Diellit”, dikur ishte qendër skijimi e njohur në rajon dhe më gjërë. Në të është investuar në infrastrukturë, ka pasur gara skijimi me garues nga e tërë bota dhe ishte destinacion i preferuar për shumë aplinistë dhe skijator. Sot, ka ngelur vetëm dëshira e madhe e turistëve skijator për ta parë këtë qendër të zhvilluar si dikur

LEXO: Këta janë emrat që ndër vite kanë menaxhuar me Kodrën e Diellit (FOTO)
LEXO: Ajo që sot është Bansko dhe Borovec, mund të ishte dhe Kodra e Diellit
LEXO: Shkëlqimi dhe rënia e Kodrës së Diellit: Nga qendër me nam botëror në fushë shterpe
LEXO:Shkup, sot do të realizohet takimi mes kryeministrit Zaev dhe “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”
LEXO:Aleanca për Shqiptarët: Plani Urbanistik i Komunës për Kodrën e Diellit ka mangësi (VIDEO)
LEXO:Kryeministri Zaev ka kërkuar takim me Iniciativën Qytetare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”
LEXO:Tetovë, aksion gueril i mëngjesit nga “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” (FOTO)
LEXO: Kodra e Diellit, pasuria natyrore e Sharrit e cila degradohet nga viti në vit (FOTO-VIDEO)
LEXO: Në Komunën e Tetovës u prezantua plani detal urbanistik për Kodrën e Diellit i cili shkaktoi reagime negative
LEXO: “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”: Kërkojmë nga ELEM që të heqë dorë nga menaxhimi i Kodrës së Diellit (VIDEO)
LEXO: Mungesa e parkingut në Kodrën e Diellit, qytetarët detyrohen të ecin nga 3km
LEXO: Kodra e Diellit, ministri Bekteshi: Njëri opsion është të shkojmë në partneritet publik-privat
LEXO: Qeveria e Maqedonisë: Do të merret vendim për Kodrën e Diellit pasi të përfundojë analiza e ELEM TURS-it

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button