Pas rrahjes së Janakieskit dhe Ristovskit, Zaevi kërkoi dorëheqje nga drejtori i Burgut të Shutkës

Kryeministri Zoran Zaev, sot ka kërkuar dorëheqje nga drejtori i Burgut të Shtukës, Gjoko Kostevski, pas dy incidenteve të djeshme në oborrin e institucionet ndëshkues, në të cilin janë rrahur dy ish ministrat e VMRO-DPMNE-së që kanë qenë në paraburgim, Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski, njofton Portalb.mk.

Kryeministri e dënoi aktin dhe theksoi se pa dallim se kush është fajtor për incidentin, ai ka kërkuar përgjegjësi nga drejtori. Dorëheqjen ai e pret më së voni deri të hënën.

Pas këtij vendimi ka qëndruar edhe ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska.

“Rasti patjetër meriton të ketë hetim. Duhet që të shihet nëse dhe ku janë bërë lëshimet. Patjetër duhet që të ketë përgjegjësi që është lejuar që të ketë kontakt të afërt mes këtyre dy grupeve, pa dallim nëse ajo është praktikë e rregullt ose jo. Në situatën konkrete do të bëhet vlerësim për rreziqe të caktuara”, tha ministrja Deskoska.

Ajo vlerëson se nëse ka pasur sulm fizik dhe kontakt, ka hapësirë që Prokuroria të ngrit hetim, ndërkaq me rastin mund të merret edhe Avokati i Popullit.

Përndryshe, dy ish të ministrat që akuzohen për organizim të sulmit të përgjakshëm të “27 Prillit”, Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski, të cilëve u është shqiptuar masa e paraburgimit 30-të ditor në Burgun e Shutkës, janë sulmuar fizikisht në burg.

Drejtori i burgut të Shutkës, Gjoko Kotevski, ka njoftuar se gjatë kohës së shëtitjes së rregullt, të Janakieskit dhe Ristovskit ka ardhur deri tek incidenti verbal mes personave S.R dhe Ll.K i cili më vonë ka kaluar në sulm fizik i cili menjëherë është ndërprerë nga shërbimet e burgut të Shkupit. Rreth orës 13:40 ka ardhur deri tek incidenti i dytë mes personave M.J dhe E.K i cili incident gjithashtu prej verbal ka kaluar në sulm fizik, shumë shpejtë është ndërpre nga shërbimet e burgut.

LEXO: Në burgun e Shutkës janë rrahur dy ish ministrat Ristovski dhe Janakieski
LEXO: Drejtori i Burgut të Shutkës flet për sulmin ndaj Janakievskit dhe Ristovskit

LEXO: Rrahja e Janakieskit dhe Ristovskit: Përplasje mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button