Zbulohen ’emisarët’ e Dino Asanajt

Behgjet Pacolli e Remzi Ejupi kanë denoncuar Ukë Rugovën, Astrit Haraqinë, Gazmend Abrashin e Naser Osmanin se u kanë kërkuar miliona euro në mënyrë që AKP-ja të mos ua merrte hotelin “Grand” në Prishtinë.

Oferta, sipas tyre, kishte nisur me katër milionë euro dhe kishte përfunduar në një milion. Të fundit e kishte bërë Naser Osmani, raporton “Koha Ditore”.

Kaq para do të duheshin, sipas denoncuesve, që hoteli “Grand” në Prishtinë të mos u merrej atyre nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, siç ndodhi më vonë. Ata janë identifikuar nga Pacolli dhe Ejupi si sekserë të Dino Asanajt.Ndërsa, kanë përmendur edhe të venë e Dino Asanajt, Adelina Reçicën, si person kyç për të ndikuar te bashkëshorti i saj dhe si e pranishme në një takim në hotelin “Swiss Diamond”./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button