Kushtet në shkolla: Pas 7 vitesh u ndanë mjete për shkollën e Vizbegut

Më në fund u dha drita jeshile për ndërtimin e objektit shkollor në lagjen e Vizbegut, dhe 800 nxënësit e kësaj zone së shpejti do të kenë shkollë në afërsi të banimit të tyre dhe jo të udhëtojnë për në komunën e Shutkës për të ndjekur mësimin, shkruan Portalb.mk.

Në programin e Investimeve të MASH-it është pasqyruar edhe ndërtimi i kësaj shkolle për të cilën në vitin 2019 janë ndarë 15.340.000 denare, mirëpo nuk precizohet se kur do të fillojnë ndërtimet.

Banorët shprehen skeptik duke thënë që mjetet janë ndarë mirëpo duhet edhe të zbatohen afatet kohore dhe të ndërtohet dhe të punohet dhe jo të zvarriten punët.

“Tani më pothuajse një dekadë premtohet kjo shkollë dhe më në fund po thonë që janë siguruar mjete, por jemi skeptik sa i përket kësaj gjejë. Ndoshta që kan premtuar shumë dhe nuk kanë realizuar, tani se dimë as kur do të ja nisin punimet, as kur do të përfundojnë. Shpresojmë që vitin e ardhshëm shkollor të jetë gati shkolla, por prap nuk dimë, nuk kemi aq shumë shpresa”, thonë banorët.

Përndryshe, ka 7 vjet që nga kryesia e Komunës së Butelit dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës u premtua ndërtimi i shkollës fillore në lagjen Vizbeg (viti 2012). U tha se është siguruar një sipërfaqe prej 11 mijë katrorë ku parashihet të ndërtohet një objekt në bazë të të gjitha standardeve për mësim.

Në vitin 2014 nga komuna e Butelit thanë për Portalb se në Vizbeg është paraparë të ndërtohet shkollë fillore por edhe foshnjore për parashkollorët, por deri më tani nuk është bërë as njëra e as tjetra.

Kurse kohë më parë ish ministri i arsimit i  Pishtar Lutfiu premtoi se në 2017 do të fillojnë punimet në ndërtimin e objektit të ri shkollor në Vizbeg.

 

Plot gjashtë vite premtohet shkolla, nuk janë vendosur madje as themelet!

Premtimet për shkollën e Vizbegut mbeten vetëm fjalë boshe!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button