Maqedoni, për një javë 31 për qind më shumë persona janë sëmurë nga gripi sezonal

Gjatë javës së shtatë të vitit 2019 në Maqedoni janë paraqitur 2.943 raste me simptoma të gripit ose sëmundje të ngjashme me gripin, që është rritje për 31 për qind në krahasim me javën e kaluar. Këtë e tregojnë informatat e fundit të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), shkruan “Meta” transmeton Portalb.mk.

“Këtë javë, në laboratorin virologjik të ISHP-së kanë arritur 112 materiale për testim të gripit, nga të cilat 72 (64.3 për qind) pozitive për praninë e virusit të gripit, 50 me influencë A(N1), 9  me influencë A(N3) dhe 13 influencë A”, thonë nga Instituti i Shëndetit Publik.

Siç javët paraprake të sezonit, kështu edhe në javën e shtatë të vitit, numri më i madh i të sëmurëve nga gripi janë paraqitur në grupin e moshës nga 15 – 64 vjet, ndërsa incidenca më e ulët është regjistruar te fëmijët prej 0 deri 4 vjet.

Në sezonin 2018/19 numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi arrin 9.314.

Numri më i madh i të sëmurëve nga gripi janë regjistruar në Strumicë, Shkup, Gostivar, Manastir dhe Tetovë.

Vaksinimi kundër gripit është mbrojtja më efikase nga kjo sëmundje, për këtë arsye Instituti i Shëndetit Publik rekomandon vaksinim të të gjithë popullatës, veçanërisht të personave që bien në grupe të ndryshme.

Sipas informatave të marra nga Drejtoria e Shëndetit Elektronik, deri tani janë vaksinuar gjithsej 19.992 persona me vaksina falas kundër gripit sezonal (persona më të vjetër se 65 vjet, me pension mesatar, nënmesatar dhe pa të ardhura), gjegjësisht janë shfrytëzuar 71.4 për qind të numrit të përgjithshëm të vaksinave të furnizuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button