Ruskovska: Kërkesa për amnesti konfirmon fajin e të amnestuarëve

Prokurorja Vilma Ruskovska, në seancën e sotme për “të enjten e përgjakshme”, kritikuesve nga mbrojtja për mbylljen e argumenteve mbi aktakuzën dhe amnestinë, u tha se ndërsa disa prej të pandehurve ishin amnestuar, kjo nuk do të thotë se ata nuk janë fajtorë, por përkundrazi, kërkesa për amnesti konfirmon fajin e tyre, njofton a1on.mk.

“Po, personat u amnestuan, por ne nuk kemi amnezi. Se dikush ishte amnestuar nuk do të thotë se ai nuk është fajtor. Përkundrazi, insistimi i tyre për miratimin e ligjit të amnestisë me çdo kusht do të thotë vetëm një gjë. Të amnestuarit ishin të vetëdijshëm se sa ishin fajtorë. Ky ligj na prek të gjithë ne si qytetarë të këtij vendi”, tha Ruskovska.

Prokurorja gjithashtu komentoi edhe fjalët përfundimtare të Jane Çentos i cili tha nga prokuroria i është ofruar të jetë dëshmitar i mbrojtur. Ruskovska u përgjigj se kjo s’është e saktë. Përkundrazi, një pjesë e të akuzuarve vet kanë ofruar të jenë dëshmitarë, por të gjithë janë refuzuar. Ajo shtoi se dëshmitari i vetëm i mbrojtur s’ka qenë i dyshuar ose i akuzuar për ngjarjet e 27 prillit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Prokuroria nga asnjë i akuzuar dhe as nga Jane Çento s’ka kërkuar të jetë dëshmitar në procedurë. Avokati i Çentos në fjalët përfundimtare në mungesë të dëshmive shtoi moment historik. Akuza për klientin e tij e krahasoi me të dënuarit padrejtësisht Metodija Andonov Çeto. Ajo që Çento ka qenë i dënuar padrejtësisht s’do të thotë se 7 brezat e ardhshëm s’do të përgjigjen për asgjë”, tha Ruskovska.

Ruskovska komentoi edhe fjalët përfundimtare të avokatit të Munir Pepiq i cili tha se hyrja në Kuvend s’ka qenë rrezik terrorist dhe prishje të rendit, por demokraci kuvendare duke thënë se “demokracia kuvendare kërkon dhënien në mënyrë paqësore të pushtetit”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button